Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Ramush Haradinaj: Presidenti në tentativë

Besimi në Zot, Atdhe e Shtet nuk i kreu punë të parit të AAK-së. Me parti të vogël, e me shumë pushtet. Ramush Haradinaj, pas dy mandatesh të shkurtra kryeministër, e synoi edhe majën e pushtetit në Kosovë.

Derisa të gjitha partitë nxorën në fushatë kandidaturat për kryeministër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vendosi të mos qesë një emër për këtë pozitë. Ajo e donte postin e presidentin. Madje, me aq rëndësi e shihte kapjen e këtij posti, sa slogani i AAK-së në zgjedhjet nacionale të 2021-s ishte “Ramushi për President”.

Por, pasi mori rezultat zhgënjyes në zgjedhje, Haradinaj u mjaftua me pozitën e deputetit.

Me të mbetur në opozitë, zyra e Haradinajt, nga ajo e një kryeministri u bë pritëse e përcjellëse e mysafirëve. Pak më shumë opozitë, Haradinaj me deputetët e tij u mundua të bëjë në Kuvend. Por edhe në opozitën që e bënte shpeshherë nuk i kujtohej as çfarë fliste. “A e kom përdor fjalën ja ka fut a? S’po më kujtohet bre”!!! Opozitë Haradinajt do t’i duhet të bëjë edhe në nivelin lokal, në garën e së cilës, ndonëse të bindur se do të fitonin shumicën e komunave, përfunduan fitues në vetëm 5 prej tyre.