Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja akuzon pushtetin për rritje të borxheve komunale

Komuna e Pejës ka intensifikuar kohët e fundit realizimin e projekteve në infrastrukturë, përfshirë edhe ato arsimore. Për projektet e shtuara në këtë periudhë që po zhvillohen në vendbanime urbane e rurale, ka reaguar opozita pejane, duke i konsideruar ato si projekte elektorale që po i realizon Qeveria aktuale në prag të zgjedhjeve lokale në tetor.

Sipas AAK-së opozitare, pushteti i Gazmend Muhaxherit është duke realizuar projekte që nuk kanë qenë në planifikim buxhetor për sivjet, e të cilat siç thotë kreu i këtij subjekti në Pejë, Fatmir Gashi, por bëhen pa mbulesë buxhetore, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po reagojmë në lidhje me investimet që po bëhen nga Komuna në Pejë. Reagimi është real dhe nuk do shumë mençuri të shihen se po tejkalohen investimet e parapara me buxhetin komunal për 2017, dhe me kornizën buxhetore për 2015-2017. Aty shihet se cilat janë projektet që duhet të realizohen në vitin 2017. Ato tashti tejkalohen dhe me tejkalimin e tyre Komuna po krijon obligime në shuma të mëdha. Në ditën e sotme ato kapin shumë prej 6.5 milionë eurosh”, thotë Gashi, kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.