Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj nuk ka dijeni se Thaçi ka biseduar për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në seancën plenare të Kuvendit ka thënë se nuk është në dijeni se presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar bisedime për ndarjen e territorit të Kosovës, me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Ishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ai që kërkoi përgjigje nga Haradinaj lidhur me këtë çështje, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi konsulta të rregullta me presidentin Thaçin dhe jam interesuar me kuptu përmbajtjen, nuk kam unë dijeni se ka pas biseda për ndarje, në fakt më është përmendur ndarja edhe mu edhe të tjerëve, më është përmend edhe mu, po ma shumë si ide që vjen nga Serbia”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar se një ide e tillë është “rikthim në tragjedi, të luftërave të ish-Jugosllavisë”.