Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptaro-amerikani refuzon të bëhet ambasador në Shqipëri

Peter Lumaj, Një shqiptaro-amerikan, i arratisur gjatë viteve të komunizmit nga Shqipëria, thotë se iu propozua nga administrata e presidentit Donald Trump të rikthehej si ambasador i Shteteve të Bashkuara.

“M’u ofrua një punë si ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara”, tha Lumaj në një aktivitet të republikanëve. “E refuzova sepse mendoj se mund të shërbej shumë më mirë këtu”.

Peter Lumaj kishte shkuar në SHBA rreth 30 vite më parë dhe e nisi punën e tij si pastrues në Burger King.

Pasi mësoi anglisht, nisi kolegjin në Shtetet e Bashkuara për t’u punësuar më pas si jurist në administratën e prokurorit Xhuliani.

Lumaj tani garon si guvernator i Konektikat.

Mandati i Donald Lu mbaroi në fund të vitit të kaluar, por është shtyrë edhe për 6 muaj.