Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu do të jetë në detyrë deri në gusht të vitit 2018.
Lajmin e konfirmojnë burime të Top Channel pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.
Atij i përfundon mandati në janar, por Lu do të jetë përfaqësuesi i Washingtonit në Tiranë deri në fund të verës së ardhshëm.
Muajt në vijim do të jenë të rëndësishme për zbatimin e vettingut dhe Reformës në Drejtësi, në të cilën Donald Lu është angazhuar personalisht gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri.
Por, zgjatja e misionit të tij nuk është e paprecedentë. Edhe disa nga paraardhësit e tij kanë qëndruar në detyrë përtej mandatin që kanë pasur.
Artikuj të ngjashëm
-
Lu falënderon shqiptarët për misionin në Tiranë, zëvendësohet nga Ann Kavalec
-
Lu jep mesazhin për demokraci në fund të mandatit të tij në Shqipëri
-
Ambasadori aktual amerikan në Shqipëria dërgohet në Kirgistan
-
Shqiptaro-amerikani refuzon të bëhet ambasador në Shqipëri
-
Lu: Shqipëria do të hyjë në BE me udhëheqës të rinj