Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është shprehur se Shqipëria do të hyjë në BE, dhe do të dëshironte të udhëhiqej nga të rinjtë drejt të ardhmes.
Sipas postimit në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, Lu është takuar me një grup nxënësish të shkollës së mesme të Rrëshenit, në programin Njihu me Amerikën.
“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”, u tha Ambasadori Lu.
Artikuj të ngjashëm
-
Lu jep mesazhin për demokraci në fund të mandatit të tij në Shqipëri
-
Lu falënderon shqiptarët për misionin në Tiranë, zëvendësohet nga Ann Kavalec
-
Ambasadori Lu: Ndiej neveri, drejtues të votuar të Shqipërisë shitën vajza
-
Urimi i SHBA-së për shqiptarët: Le të ripërkushtohemi për një të ardhme më të sigurt
-
“Nis” Vettingu në Shqipëri, për ambasadorin Lu - një ditë shprese