Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emigranti shqiptar Mici sfidon liderin e demokratëve në Senat

Një emigrant shqiptar, që ka ikur nga shtypja nga komunizmi po shikon ta rrëzojë nga froni senatorin e New Yorkut, Chuck Schumer, lider i shumicës në Senat nga radhët e demokratëve, raporton “NY Post”.

Aleksandër Mici, një republikan, ka thënë se dereisa Schumer ka votuar për rritje të taksave, ai po vuante, si miliona shqiptarë tjerë, nën diktaturën tiraniste dhe po orvatej për të arritur në SHBA.

“Dhe tash, gati tri dekada më vonë, e kaluar është prologu: nën udhëheqjen e Chuck Schumerit, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur koston për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm luftojnë”, ka thënë Mici, një banor nga Bronksi.

Mici është i lindur në Shqipëri, ndërsa arriti të ikte në vitin 1991, derisa Enver Hoxha ende ishte në pushtet.

“Mjaft është mjaft. Amerika ia vlen të luftosh dhe nuk mund të qëndrojë anash ndërsa socialistët e paprekshëm të maskuar si ‘progresivë’ përpiqen të shkatërrojnë kombin tonë të madh. Unë do të luftoj për parimet kushtetuese që kanë vendosur etërit themelues tanë”, ka thënë Mici.

Artikuj të ngjashëm