Sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Zyrën regjionale të Thesarit Francez, u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues i projektit për trajtimin e ujerave të zeza për komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Komiteti Drejtues ishte në përbërje të ministrave Ferat Shala, ministër i MMPH-së Avdullah Hoti, ministër i Financave, ambasadorit francez i akredituar në Prishtinë Didier Chabert, Jean-Marie Demange udhëheqës i Zyrës Regjionale të Thesarit Francez e në takim, si vëzhgues, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, nënkryetari i Komunës së Obiliqit Nysret Kelmendi, kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu si dhe zyrtarë tjerë të delegacionit të Republikës së Francës dhe Republikës së Kosovës.
Vlera e këtij projekti do të jetë 88 milion euro meqë rast 66 milion euro do të huazohen nga Thesari regjional Francez, ndërsa pjesa tjetër përkatësisht 20 milion euro nga Qeveria e Kosovës.
Përveç avancimit të rrjetit ekzistues të ujërave të zeza, do të ndërtohet edhe një fabrikë bashkëkohore për trajtimin e këtyre ujërave.
Në këtë fabrikë do të trajtohen ujërat e zeza sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe pastaj uji i trajtuar do të zbrazet në lumenj.
-
Fabrikë e re për trajtimin e ujërave të zeza të Prishtinës me komunat përreth
-
Nënshkruhet marrëveshje prej 100 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave
-
66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë deri më 2025
-
66 milionë euro kredi nga Franca për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës
-
Franca e përkushtuar të ndihmojë Kosovën për trajtimin e ujërave të zeza