Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Franca e përkushtuar të ndihmojë Kosovën për trajtimin e ujërave të zeza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim një delegacion francez në krye me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë Didier Chabert, ku diskutuan në lidhje me zhvillimet në fushën financiare në Kosovë, me theks të veçantë aktivitetet dhe përgjegjësitë që janë në domenin e Ministrisë së Financave.

Me këtë rast, Hamza e njoftoi ambasadorin Didier Chabert për zhvillimet në Projektin e ndërtimit të Fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza, i cili është projekt i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Francës, si dhe e falënderoi për përkushtimin e Qeverisë franceze për të ndihmuar Kosovën në projekte të tilla që përmirësojnë mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të saj.

Didier Chabert shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit francez për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik.

Ai gjithashtu shprehu përkushtimin e qeverisë franceze në vazhdimin e procesit të implementimit të Projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza që po financohet me huamarrje nga thesari francez.

Artikuj të ngjashëm