Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion francez të kryesuar nga drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, dhe me këtë rast diskutuan në lidhje me zhvillimet në fushën financiare si dhe për ndihmën e ofruar nga shteti francez për Kosovën.
Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi drejtoreshën Mangin për ecuritë buxhetore dhe stabilitetin makro-fiskal si dhe e falënderoi për përkushtimin e Qeverisë franceze ndaj Kosovës për ndihmën në projekte zhvillimore që përmirësojnë mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të saj.
Ndërsa, drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës Florence Mangin e falënderoi ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së shtetit francez ndaj institucioneve të Kosovës, si për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.
-
Ministri në detyrë i Financave të Kosovës pritet në Departamentin e Shtetit
-
FMN-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me asistencë teknike
-
Franca mbështet Kosovën në fushën e ekonomisë, paralajmërohen marrëveshje të reja
-
Gjermania e interesuar për të investuar në Kosovë
-
“Gatishmëri e Greqisë për bashkëpunim me Kosovën”