Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot ambasadoren e Greqisë në Prishtinë Chryssoula Aliferi, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve sidomos në fushën e financave.
Hamza shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Aliferi për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes.
Aambasadorja greke Chryssoula Aliferi shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit grek për vazhdimin e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar.
-
Greqia e interesuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
-
Pacolli: Greqia partner i rëndësishëm i Kosovës
-
Diplomatja franceze informohet për zhvillimet në fushën financiare të Kosovës
-
Kosova e Greqia me forum të përbashkët ekonomik, s’flitet për njohje
-
Konjufca e falënderon Greqinë për avancim të bashkëpunimit