Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Greqia e interesuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos, ka thënë se Greqia është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin ndërinstitucional me Kosovën, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar.

Këtë ai e ka thënë në një takim të sotëm me ministrin e Financave, Bedri Hamza.

“Ministri Hamza e njoftoi delegacionin grek për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për menaxhimin e financave publike, si dhe për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, si dhe tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë Ioannis Brachos falënderoi Ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit grek për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim morën pjesë edhe ambasadorja e deritanishme e Greqisë në Prishtinë Constantina Athanassiadou dhe ambasadorja e re e Greqisë në Prishtinë Chryssoula Aliferi.