Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.
KTV raporton se i arrestuari i tretë, Arsim Ibrahimi, ka qenë në seancën e sotme të Gjykatës Themelore për Murat Jasharin, ku Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për të.
Avokati Vllasi ishte plagosur të hënën në mëngjes para zyrës së tij në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë. Policia menjëherë kishte arrestuar me dy persona, Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën.
Artikuj të ngjashëm
-
I dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit mbrohet në heshtje
-
Atentatorit të Vllasit, Murat Jashari, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
-
Të gjitha masat e caktuara për të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit
-
Një muaj paraburgim për Murat Jasharin
-
Jashari thotë se donte të lëndonte Vllasin jo ta vriste