Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

53 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në Infektivë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Foto: Alban Bujari / KOHA

53 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK. Disa prej tyre gjenden në mjekim intensiv.

Këtë e ka bërë të ditur për KOHËN, infektologu Arben Vishaj.

Ai tutje ka thënë se gjashtë prej tyre janë me oksigjeno-terapi ndërkaq dy janë në gjendje më të rëndë.

“Aktualisht 53 pacientë 6 me oksigjeno terapi dhe dy pacientë në mjekimin intensiv të intubuar”, ka thënë ai.

Vishaj tutje ka shtuar se gjashtë pacientë janë duke u diagnostikuar dhe po presin rezultatet e testimit për të kuptuar nëse janë të infektuar nga koronavirus.

Edhe Dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë Arbëri Dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

“I kemi edhe gjashtë pacient të tjerë që po e presin konfirmimin nga IKSHPK për rezultatet me COVID-19”, ka thënë ai.

Numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 480, ndërkaq janë 84 të shëruar dhe 12 viktima.