Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Dy pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar të hënën se gjashtë pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Sipas SHSKUK-së, gjithsej 13 persona janë hospitalizuar për koronavirus në klinikat dhe spitalet e Kosovës.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme; Klinika Infektive - 7 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive - 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë - 1 pacient dhe Spitali i Gjakovës - 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Artikuj të ngjashëm