Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq e falënderon Kinën për “mosnjohjen e Kosovës”

Ivica Dacic me ministrin kinez Wang Xiaohong

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën si një nga partneret më të rëndësishme të politikës së jashtme të Serbisë, raporton “Tanjug”. 

Vizita e Daçiqit vjen vetëm pak ditë pasi që Aleksandar Vulin ishte takuar në Rusi me presidentin rus Vladimir Putin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Daçiq është takuar me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong.  Gjatë takimit Daçiq e ka falënderuar Kinën për “mosnjohjen e Kosovës”. 

“Po ashtu, zëvendëskryeministri e falënderoi Republikën Popullore të Kinës për mbështetjen e saj në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë, veçanërisht në qëndrimin e saj konsistent dhe të qartë për çështjen e mosnjohjes së të ashtuquajturës ‘Kosovë’, duke theksuar se Serbia mbështet politikën ‘një Kinë’”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.