Policia ka sekuestruar një sirenë me gjashtë zmadhues të zërit në Mitrovicë të Veriut.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, të njëjtat janë përdorur për periudha të ndryshme kohore për prishje të rendit dhe qetësisë.
“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe gjashtë zmadhues të zërit në Mitrovicë të veriut. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë ai për KOHËN.
Ato zakonisht lëshoheshin kur nga serbët lokalë kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje. Sa herë që lëshoheshin alarmet në veri të Kosovës, grupe të organizuara serbësh dilnin në rrugë.
{gallery}
-
Hiqen altoparlantët në Mitrovicën e Veriut
-
Sekuestrohen disa aparate POS në veri, po shërbenin për pagesa me dinarë
-
Aksion në disa lokale në kryeqytet, sekuestrohen pajisje dhe shqiptohen gjoba
-
Aksion inspektues në lokalet e Prishtinës, sekuestrohen pajisje që shkaktojnë zhurmë
-
Sërish lëshohet alarmi në veri, raportohet për arrestime