Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar shtatë aparate POS të cilat shërbenin për kryerjen e pagesave në valutën dinar, në Mitrovicën e Veriut.
Sekuestrimi erdhi në kuadër të një kontrolli në disa biznese të ndryshme në këtë komunë.
“Sektori Rajonal i Hetimeve Mitrovicë Veri, gjatë asistimit të inspektorëve të tregut nga Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Mitrovicës Veri, si dhe inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, në kuadër të një kontrolli në disa biznese/lokale në komunën e Mitrovicës Veri në shtatë biznese të ndryshme ka hasur në shtatë aparate-POS të cilat kanë shërbyer për kryerjen e pagesave në valutën dinar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili, ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.
Nuk ka të arrestuar.
-
Blenë gjësende më kartelën që e gjetën, lirohen në procedurë të rregullt
-
Ndalohet një serb në Jarinjë, iu zunë mbi 10 mijë euro të padeklaruara
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
-
Në Mitrovicë të Veriut sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ilegale
-
Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhje në Mitrovicë të Veriut