Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që t’ua plotësojë kërkesat pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit që të mos i fyejë policët.
“Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponsorizuar nga Serbia. Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.