Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit pasi ky i fundit akuzoi gjyqtarët e Kushtetueses për siç tha lidhje me opozitën.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se Kurti nuk flet për shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që, sipas tij, i ka bërë ai vetë dhe partia e tij, por zgjedh të mashtrojë duke e fajësuar Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur 'hajni bërtet kapeni hajnin'.
Paraditen e sotme, kryeminstri në detyrë Albin Kurti, gjatë Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.
-
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen t’i bëjë keq Kosovës
-
Haradinaj thërret për opozitë të bashkuar kundër qeverisjes Kurti
-
Haradinaj: Kurti po bën lojë me ndjenja dhe nerva të njerëzve
-
Haradinaj: Sot ranë maskat, Kurti i dha goditje të rëndë UÇK-së
-
Haradinaj: Kam paralajmëruar se Kurti po e çon vendin në zgjedhje