Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me kryeministrin çek, vlerëson mbështetjen e tyre për Kosovën

Në kuadër të takimeve në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28 që po mbahet në Dubai, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të shtunën me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala e presidentin e Indonezisë, Joko Widodo

Osmani ka theksuar se Çekia është aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e madhe e rrugës euroatlantike të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë COP28, falënderova kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shprehëm angazhimin tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Me presidentin indonezian, që vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës, Osmani ka thënë se ka biseduar për potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“E nderuar të takohem me presidentin indonezian, Joko Widodo, gjatë COP28. Theksova potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Indonezisë në dobi të popujve tanë paqedashës dhe se si mund të kontribuojmë së bashku në adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar Osmani.