Presidentja Vjosa Osmani është takuar në Kopenhagë me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se me kryeministrin holandez kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për mundësinë e forcimit të partneritetit mes Kosovës dhe Holandës.
Osmani i ka kërkuar Schoofit mbështetje për finalizimin e procesit të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat i quajti të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët e vendit.
"Në Kopenhagë, me Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik. Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë", ka shkruar Osmani.
-
Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet
-
Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Osmani: Me Von der Leyenin diskutuam për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani kërkon nga BE-ja t'i heqë masat ndaj Kosovës, i quan të padrejta