Kosova për herë të parë në historinë e saj mori pjesë në nivel të kreut të shtetit në konferencën globale për ndryshime klimatike COP28, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Presidentja Vjosa Osmani në një shkrim në Facebook ka folur për takimet e shumta që ajo kishte gjatë këtij forumi, si dhe temat e diskutimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mikpritje e përkrahje e jashtëzakonshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, takime me liderë nga mbarë bota e thellim i bashkëpunimit. Krahas takimeve, prezantuam vizionin e Kosovës përmes projekteve inovative dhe partneriteteve me aleatë ndërkombëtar për t’i tejkaluar me sukses sfidat klimatike, duke siguruar një të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, përveç takimit me presidentin e Emirateve, Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Osmani gjatë konferencës në Dubai zhvilloi takime edhe me të deleguarin e presidentit të SHBA-së Joe Biden, ish-sekretarin John Kerry, presidentët e Indonezisë, Kenias, Surinamit, Sllovenisë, Bullgarisë, Nigerisë, Gambisë, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrat e Shqipërisë, Danimarkës, Eswatinit, Çekisë, Antigua e Barbuda, Suedisë, Sao Tome dhe Principe, Libanit, mbretin e Lesotos dhe liderë të tjerë.