Komuna e Mamushës ka bërë të ditur se do të pranojë 400 mijë euro nga Ministria e Financave për kompensimin e dëmeve në bujqësi, që ishin shkaktuar nga vërshimet në muajin gusht të këtij viti. Sipas njoftimit të kësaj komune, informata për shumën e mjeteve të akorduar për këtë qëllim është komunikuar nga niveli qendror.
“Ministria e Financave të Kosovës ka njoftuar se 400 mijë euro do të transferohen në Komunën e Mamushës për t’ua shpërndarë fermerëve të Mamushës, të cilët pësuan dëme të mëdha nga vërshimet”, thuhet në komunikatën e Komunës së vetme me shumicë turke në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Mamushës, Abdylhadi Krasniq, përmes një postimi në rrjetet sociale ka pohuar se MF-ja do të transferojë shumën e sipërpërmendur të mjeteve, të cilat do t’u shpërndahen fermerëve të prekur nga vërshimet e muajit gusht.\Fisnik Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
1.5 milionë euro dëme në bujqësi nga shiu dhe erërat e forta në Mamushë
-
Zvarritet kompensimi i dëmeve nga vërshimet në Mamushë
-
Kryetari i Mamushës ankohet se askush nuk u mor me dëmet e vërshimeve në këtë komunë
-
Erërat dhe shiu shkaktojnë rreth 1 milion euro dëm në serrat e Mamushës
-
Moti i keq shkakton dëm milionësh në serrat e Mamushës