Katër mësimdhënës në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me rekomandimin e IKSHPK-së, kjo shkollë të kalojë në mësim online për dy javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin ‘A’”, ka shkruar Zemaj në Facebook.