Dhjetëra mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në shkollën ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj dhe në shkollën “Muharrem Shemsedini” në fshatin Bibaj.
Si pasojë e kësaj, këshilli i shkollave në koordinim me drejtorinë Komunale të Arsimit kanë marrë vendim që mësimi të kalojë “online”.
Drejtori Komunal i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, ka thënë për KOHEN se vendimi është marrë me qëllim të mospërhapjes së pandemisë Covid-19.
“Në shkollën Ekonomike e Mesme ‘Faik Konica’ kanë rezultuar së paku gjashtë mësimdhënës pozitivë me Covid-19 dhe dyshohet edhe për mësimdhënës të tjerë. Ndërkaq në shkollën e fshatit Bibaj kanë rezultuar katër mësimdhënëse pozitivë me Covid-19. Prandaj nga nesër mësimi kalon ‘online’ pasi që gjatë ditës së sotme kemi mbajtur takime të përbashkëta me drejtorët e shkollave dhe organeve tjera”, ka konfirmuar Llabjani.
-
12 shkolla në mësim online në Ferizaj, 517 nxënës e 112 mësimdhënës të infektuar
-
Shqetësuese situata me COVID-19 te nxënësit, 77 shkolla online
-
Dy shkolla në Ferizaj kalojnë në mësim online
-
Sindikata e një shkolle në Ferizaj sfidon masën e paralajmëruar të SBASHK-ut
-
Shumë raste pozitive me koronavirus në shkollat e Prishtinës