Shkolla Fillore “Faik Konica” në Prishtinë ka kaluar në skenarin C, për shkak të rasteve pozitive me koronavirus. Me ç’rast, procesi mësimor do të vijojë online.
Në njoftimin që ka siguruar KOHA thuhet se nga 1.474 nxënës, 75 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke arritur normën prej 5 për qind të infektuar.
“Pas krijimit të kësaj situate Task Forca e shkollës merr vendim që shkolla të zhvillojë procesin mësimor sipas skenarit C nga data 20.01.2022 deri me datë 29.01.2022”, thuhet në njoftim.
"Gjatë javës do të përcjellim vijueshmërinë dhe në rast të nevojës do të ndërhyhet me kohë. Rekomandojmë prindërit që të i testojnë fëmijët e tyre dhe se me datë 29.01.2022 rikthehen nxënësit të cilët rezultojnë negativë", thuhet tutje.
Ndërkaq, edhe shkolla "Don Bosko" ka kaluar në skenarin C.
-
Procesi mësimor në shkollat e Prishtinës rifillon nga e hëna pas stabilizimit të situatës
-
Të mërkurën procesi mësimor rikthehet në normalitet në kryeqytet
-
Masat nuk ua përmirësojnë sjelljet nxënësve problematikë
-
Në “Zenel Hajdini” 25 nxënës të klasës së dytë bojkotojnë mësimin
-
Shtatë shkolla kalojnë në mësim tërëditor, në njërën mund të shtyhet nisja e vitit shkollor