Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

79 nxënës të infektuar me COVID-19 në Prishtinë, 7 nga personeli shkollor

Aktualisht, 79 nxënës të shkollave në Prishtinë janë infektuar me koronavirus ndërsa 7 nga personeli shkollor.

Shpresa Shala, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë në emisionin SOT se masat anti-COVID janë duke u respektuar në nivel të duhur.

Shala ka deklaruar se mësimi është duke u zhvilluar në skenarin A dhe B.

“Në shkollat që ka mundësi, si në fshatra, janë kthyer të gjithë nxënësit në klasë ndërsa në ato të qytetit, punohet në dy orare. Ka shkolla ku në disa punohet nga shkolla disa nga shtëpia”, ka thënë ajo.

Shala ka njoftuar se në skenarin C kalohet në momentin kur një nxënës i infektuar, ka vijuar mësimin. Ky skenar nënkupton që e tërë klasa të vijojë mësimin nga shtëpia-online.