Edhe Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (SHFMU) "Heronjtë e Kosovës" në Hoqë të Vogël të Rahovecit ka kaluar nga sot në mësim online, ka njoftuar për KOHËN drejtori i DKA-së në Rahovec, Avni Morina.
Në Shkollën e Hoqës së Vogël e cila ka rreth 200 nxënës, janë evidentuar 12 nxënës të infektuar me COVID-19 dhe është vendosur që komplet shkolla të kalojë në skenarin C të mësimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë kjo shkolla e dytë në Rahovec e cila po i mban mësimet online, pasi që SHFMU "Isë Boletini" në Rahovec ka kaluar në mësim online nga data 31 janar.
Ndryshe sipas të dhënave të DKA-së së Rahovecit aktualisht në shkollat e kësaj komune janë gjithsej 11 mësimdhënës dhe 95 nxënës të infektuar me COVID-19.