Katër paralele në 3 shkolla të Komunës së Rahovecit kanë kaluar në mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar drejtori i Drejtorisë Komunale t ë Arsimit në këtë komunë, Avni Morina.
Sipas të dhënave të drejtorit Morina, në shkollat e Rahovecit aktualisht janë evidencuar 32 nxënës të infektuar me COVID-19 dhe 3 mësimdhënës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori Morina ka thënë se ndihet i shqetësuar me situatën në shkollat e komunës, por ka shtuar se shkollat do të duhej të ishin të fundit që do të mbylleshin pavarësisht situatës.
"Mësimi online do të duhej parë si zgjidhje e fundit", është shprehur ai.