Në Komunën e Rahovecit në fillim të kësaj jave një shkollë ndjek mësimin online sipas skenarit C, ndërkaq shkollat tjera po punojnë sipas skenarit A, me prezencë nëpër objekte shkollore.
Kështu ka bërë me dije për KOHËN drejtori i DKA-së, në Rahovec, Avni Morina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij në të gjitha shkollat e Komunës së Rahovecit janë të infektuar 9 mësimdhënës me COVID-19 dhe 77 nxënës.
Është SHFMU "Isa Boletini" e Rahovecit ajo e cila nga sot ka kaluar në mësim online sipas skenarit C.
Në një njoftim që e ka bërë publik në faqen e saj në rrjetet sociale kjo shkollë ka njoftuar se pasi është rritur numri nxënësve të infektuar me Covid-19, task-forca e shkollës bazuar në udhëzimet e IKSHP-se ka marrë vendim që "nga 31.01 2022-04.02.2022 mësimi të mbahet sipas Skenarit C, mësim nga distanca (online) përmes TV dhe e-mësimi".
"Orarin mësimor nxënësit ta kenë në grupet e klasave përkatësisht në komunikim dhe kontakt te rregullt nga mësuesit e klasave dhe kujdestarët e klasave. Bashkë kundër Covid-19. Respektoni masat: Maska, Distanca, Higjiena", thuhet në njoftimin e drejtorisë së SHFMU "Isa Boletini" në Rahovec.