SHFMU "Isa Boletini" në Rahovec, ka vendosur që gjatë javës tjetër të kalojë në mësim online, sipas skenarit C.
Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN, Avni Morina, drejtor i DKA-së në Rahovec.
Vendimin e ka marrë Task Forca e kësaj shkolle, pasi aty ishin evidencuar mbi 50 nxënës të infektuar me COVID-19.
SHFMU "Isa Boletini", është shkolla më e madhe në Rahovec, në të cilën mësimet i ndjekin mbi një mijë nxënës.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Rahovec po zhvillohet mësimi me prani fizike në të gjitha shkollat
-
Në Rahovec, 9 mësimdhënës dhe 77 nxënës të infektuar me COVID-19
-
Kalon në skenarin C edhe shkolla "Heronjtë e Kosovës" në Hoqë të Vogël
-
Në Rahovec, 4 paralele të 3 shkollave në mësim online
-
Rritet numri i shkollave që kaluan në skenarin C në Gjakovë