Burime të “Betimit për Drejtësi” brenda prokurorisë, bëjnë të ditur se sot në një aksion është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.
Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.
“Sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës. Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kanë qenë me mua ne jull”, kishte shkruar Mujka në një reagim. BetimipërDrejtësi
-
Apeli vërteton aktakuzën për korrupsion ndaj Mujkës
-
Ngrihet aktakuzë ndaj Mujkës për “keqpërdorim detyre”
-
Arrestohen kryeshefi i “Ibër-Lepencit” dhe këshilltari i Ministrisë së Bujqësisë
-
Faruk Mujka i VV-së zgjidhet kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”
-
Dy zyrtarët e VV-së deklarohen të pafajshëm në akuzën për korrupsion