Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur opozitës e cila reagoi për masat që Bashkimi Evropian i mori ndaj Kosovës.
Murati ka përmendur disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare që janë bllokuar në Kuvend, ndërsa e ka akuzuar opozitën për këtë.
“Opozita qenka ankuar se pse Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së. Mirëpo është e njëjta opozitë që me muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pa asnjë arsye të vlefshme. Janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita: 25 milionë euro marrëveshja me KfË për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike; 84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH; 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare”, ka shkruar Murati.
-
Murati: Nëse Kuvendi s’i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, humbin mbi 200 mln euro
-
Rama i reagon Muratit: Me punu s’po ja u do, por me blloku çoheni edhe natën
-
Murati për “tramët e autobusët elektrikë” të prezantuar nga Rama: Në kundërshtim me ligjin
-
Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja
-
Murati: Shkuarja e sërishme në zgjedhje ka kosto shumë të madhe