Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në lagjen "Asllan Çeshme". Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës, rreth orës 23:10 të shtunën.
Policia ka njoftuar po ashtu se si pasojë e vërshimeve është zhdukur nëna e fëmijës së ndjerë.
Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në kërkim të personit të zhdukur, ka konfirmuar Policia në komunikatën për media në orët e para të së dielës.
Po ashtu edhe në lagjen "Fidanishte" dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spital.
Artikuj të ngjashëm
-
Nënë e bir vdesin si pasojë e vërshimeve në Pejë, familjarët kritikojnë institucionet
-
Muhaxheri: Jetët e humbura nuk mund të kthehen, tjerat rregullohen
-
Vdekja e fëmijës një vjeç e gjysmë - familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë
-
Vdiq një fëmijë në Spitalin e Pejës, Policia e cilëson rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”
-
Vdiq personi që u aksidentua më 16 korrik në Pejë