Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muhaxheri: Jetët e humbura nuk mund të kthehen, tjerat rregullohen

Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se është tragjike rasti që ndodhi në mbrëmjen e së shtunës, ku si pasojë humbi jetën një nënë bashkë me fëmijën e saj 5-vjeçar.

Derisa tha se tanimë gjendja është e qetë, ai u shpreh se sasia e reshjeve të shiut të djeshëm nuk ndodhur për rreth 50 vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Përveç këtij rasti tragjik që kanë humbur nëna me fëmijë, këto tjerat janë gjëra që rregullohen, por këto dy jetë nuk mund të kthehen. Ka ra shi shumë kohë të gjatë dhe mbrëmë ka qenë sasi e reshjeve që nuk ka ndodhur ndoshta për 50 vjet. Duhet t'i bëjmë sajimet dhe të shohim çfarë do të bëjmë", tha Muhaxheri.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen "Asllan qeshme", u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur. /KSP