Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falënderuar homologun francez Emmanuel Macron për qëndrimin dhe mbështetjen që i dha Serbisë për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Macroni të mërkurën nga Bratislava fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet e fundit në veri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiqi në Instagram ka bërë të ditur se me Macronin ka diskutuar edhe hapat e mëtejshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“E falënderova presidentin Macron për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur që i dha Serbisë në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë. Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në Kosovë, si dhe diskutova për hapat e mëtejshëm me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiqi u takua me Macronin gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau të Moldavisë.
Presidentja Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në këtë Samit. Pritet të takohet me Macronin dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.