Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falënderuar homologun francez Emmanuel Macron për qëndrimin dhe mbështetjen që i dha Serbisë për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Macroni të mërkurën nga Bratislava fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet e fundit në veri.
Vuçiqi në Instagram ka bërë të ditur se me Macronin ka diskutuar edhe hapat e mëtejshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“E falënderova presidentin Macron për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur që i dha Serbisë në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë. Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në Kosovë, si dhe diskutova për hapat e mëtejshëm me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiqi u takua me Macronin gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau të Moldavisë.
Presidentja Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në këtë Samit. Pritet të takohet me Macronin dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi
-
Vuçiqi i thotë Macronit ta mbajë Kosovën lart në agjendën e BE-së
-
Vuçiqi i ankohet Macronit për “presionin në rritje” ndaj serbëve të Kosovës
-
Macron fton të njihet Asociacioni dhe Vuçiqi të dënojë sulmin në Banjskë
-
Vuçiqi i kërkon Macronit që “ta bindë Prishtinën të vijë në vete”