Vuçiqi ambasadorëve të QUINT-it: Bindeni Kurtin, serbët s’lejojnë pushtim

Vuçiqi ambasadorëve të QUINT-it: Bindeni Kurtin, serbët s’lejojnë pushtim
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar “reagim të shpejtë” të komunitetit ndërkombëtar, sipas tij, kundër “politikave të Prishtinës dhe për t’i mbrojtur serbët nga presioni e dhuna brutale”.
Në një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, Vuçiqi ka thënë se “Albin Kurti duhet t’i tërheqë njësitet speciale, sepse serbët s’do ta pranojnë kurrë pushtimin e tij”.
Ai ka pasur dy kërkesa për QUINT-in.
“Shpresoj që ju mund ta bindni Kurtin të tërheqë forcat e tij dhe kryetarët personalë nga veriu”, ka thënë Vuçiqi.
Sipas komunikatës së Presidencës së Serbisë, ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar që palët të kthehen në tavolinën e dialogut për të gjetur zgjidhje për të dalë nga situata.
Situata në veri - Vuçiqi në takim me ambasadorët e QUINT-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it - SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë - ashtu si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, raporton Radio-Televizioni i Serbisë.
Vuçiq, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.
Takimet vijnë një ditë pasi protestues serbë në Zveçan - komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës - u përplasën me ushtarë të KFOR-it.
Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.
Për t'u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë
Protestuesit në këtë komunë, ashtu si edhe në dy të tjera, Zubin Potok dhe Leposaviq, protestuan kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.
Protestat janë duke vazhduar edhe sot. /REL
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen
Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit

Perteshi: Pas sulmit në Banjskë të gjitha kërkesat e Beogradit në dialog bien, edhe Asociacioni

Kryetari i Preshevës i dërgon letër Kurtit, i bën thirrje ta vazhdojë dialogun

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit një veprim simbolik, Vuçiqi i përfshirë në çdo gjë

Politikani serb thotë se pas sulmit në veri qëndron Vuçiqi

Surroi: Qëllimi i grupit terrorist, krijimi i veriut si entitet i veçantë

Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë

Rumania do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
