Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të mërkurën me ambasadorët e vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në këtë vend.
Takimi është caktuar të fillojë në orën 10:00, ka raportuar të martën mediumi serb “Tanjug”.
Vuçiqi do t’i presë në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it në kohën kur Qeveria e Kosovës ka njoftuar se planifikon hapjen e Urës së Ibrit.
Gjithashtu, ky takim do të mbahet pak ditë pasi u zhvillua protesta paqësore e shqiptarëve në Luginë me kërkesën për ndalim të pasivizimit të adresave dhe ndaljen e diskriminimit nga Beogradi ndaj shqiptarëve.
-
Presidenti i Serbisë thotë se më 14 ose 15 gusht do të hapet “dhunshëm” ura në Mitrovicë
-
Lajçaku nesër në Beograd për t'u takuar me Vuçiqin
-
Vuçiqi ende s’ka vendosur për ftesën e Putinit për pjesëmarrje në samitin e BRICS-it
-
Shtete tjera të QUINT-it, kundër hapjes së urës në rrethanat aktuale
-
Vuçiq për Urën e Ibrit: S’ka hapje pa marrëveshje e vullnet të përbashkët