Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të mërkurën me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe me delegacionin e BE-së në Serbi.
Vuçiq në një postim në Instagram ka thënë se nuk do të komentojë për takimin.
“Kam marrë vendim që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq.
Trakimi vjen një ditë pas arrestimit të Milun Milenkoviq – Llunes në veri të Mitrovicës.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Milenkoviq ishte një nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në Zveçan dy javë më parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq pret të mërkurën në takim ambasadorët e QUINT-it
-
Vuçiqi takon ambasadorët e QUINT-it për tensionet në Kosovë
-
Vuçiq: I kam kërkuar QUINT-it ta pengojë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan
-
Situata në veri - Vuçiqi në takim me ambasadorët e QUINT-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës
-
Vuçiqi takohet me përfaqësuesit e QUINT-it: Vazhdojmë politikën e ruajtjes së paqes