Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: I kam kërkuar QUINT-it ta pengojë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar mëngjesin e së enjtes ambasadorët e QUINT-it.

Në një postim në Instagram, Vuçiqi ka thënë se u ka kërkuar përfaqësuesve të BE-së “që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të penguar Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan”.

Në një adresim në media të mërkurën në mbrëmje, Vuçiqi tha se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.

Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.