Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar të martën ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca) për të diskutuar për situatën e fundit të shkaktuar në Kosovë.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë.
Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë. Të hënën në mbrëmje janë publikuar pamjet nga droni, në të cilën shihen lëvizjet e sulmuesve serbë brenda dhe jashtë Manastirit të Banjskës.
-
Bastisje në veri lidhur me sulmin në Banjskë
-
Vuçiq: Na u kërkua t’i përshëndesnim veprimet e Policisë së Kosovës
-
Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it: Kosova, e vendosur ta promovojë paqen në rajon
-
Osmani: Kosova nën sulm, dialogu s’është më njësoj
-
Vuçiq: Serbia do ta hetojë vrasjen e policit në veri