Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, njoftoi se ka bërë kërkesë në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për t'u kyçur dhe për të nisur pagesën e rrymës elektrike, në institucionet publike të komunës.
Ai shkroi në Facebook se ka kërkuar gjithashtu t'i njoftojnë për borxhin që duhet paguar institucioneve të Kosovës për rrymën e papaguar.
“Ju drejtohem si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut lidhur me kyçjen dhe pagesën e energjisë elektrike për të gjitha institucionet e sektorit publik të cilat bien nën kompetencën e nivelit lokal. Kërkoj prej jush që të filloni sa më parë të ndërmerrni veprimet e nevojshme për kyçjen e të gjitha këtyre institucioneve, në mënyrë që komuna të mund të fillojë pagesën e energjisë së konsumuar”, thuhet në letrën dërguar dy institucioneve.
Këtë kërkesë e ka bërë edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Ai tha se autoritetet duhet ta njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar, që të shlyhen detyrimet.
-
Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi kërkojnë të paguajnë për rrymën e shpenzuar
-
Atiqi kërkon nga Auditori të fillojë auditimi i komunës së Mitrovicës së Veriut
-
Uglanin kritikon “Elektroseverin”: Nuk po e kryen punën siç duhet, qytetarët të pakënaqur
-
Qytetarët në veri do të shkyçen nga rryma nëse kanë borxh mbi 100 euro
-
ZRRE: Një përqindje e vogël në veri po paguan faturat e rrymës