Arbëri

Kurti: Isha i gatshëm ta shkruaj vetë draft-statutin për Asociacionin, nuk më lanë

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se ka qenë i gatshëm për ta shkruar vetë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por sipas tij, kjo nuk është pranuar nga palët e takimit në Ohër më 18 mars.

Siç ka thënë ai të martën në një konferencë për media, për takimin e 2 majit midis nivelit të lartë në Bruksel i mbetet Bashkimit Evropian që ta përcaktojë agjendën.