Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

780 mijë euro pajisje për IKSHPK-në

IKSHPK

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontrata me vlerë prej 780 mijë euro, me disa operatorë ekonomikë për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, kite etj, ku përfitues i drejtpërdrejtë është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Këto kontrata janë nënshkruar përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në kuadër të këtij financimi, IKSHPK-ja do të furnizohet me: Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.); Frigoriferë të llojeve të ndryshme (frigoriferë +2°C to +15°C; frigoriferë -25℃; frigoriferë -80℃ etj.); Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë; Mikroskopë; Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë; Kite dhe materiale harxhuese”, thuhet në njoftimin e MSh-së.