Arbëri

Paralajmërohet padi ndaj PSD-së për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka paralajmëruar padi ndaj Partisë Socialdemokrate pasi ky subjekt politik i shpalosi të dhënat personale të qytetarëve në një aksion para objektit të Qeverisë të hënën.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka thënë për EO se publikimi i të dhënave personale në peticione është i ndaluar me ligj, e kjo sipas saj, ishte bërë e ditur vitin e kaluar.