Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për konkursin për pranimin e policëve nga minoritetet në katër komunat veriore të vendit.
Sipas njoftimit të Policisë, kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 5 janar [e enjte] deri më 26 janar. Aplikimi bëhet në formë fizike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga minoritetet në Kosovë.
Në nëntor të vitit të kaluar, qindra serbë në veri të Kosovës u larguan nga Policia e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe institucionet lokale e qendrore.
Dorëheqjet u dhanë në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me rirregjistrimin e vetura me targa serbe, në ato RKS.
Që nga ajo kohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat.
Kryeministri Albin Kurti ka ftuar më herët serbët e Kosovës, veçanërisht ata që nuk ka pasur shansin të punojnë në institucione, të aplikojnë në këtë konkurs.
Aleatët ndërkombëtarë kanë kërkuar kthimin e serbëve në institucione e Kosovës.