Policia e Kosovës ka informuar të enjten se e ka vazhduar edhe për 10 ditë afatin për pranimin e aplikacioneve për ata që i plotësojnë kriteret për t’iu bashkuar këtij institucioni.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve, sipas Policisë, do të vazhdohet për 10 ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.
“Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri”, është bërë e ditur në njoftim.
Para tri javëve është hapur konkursi për pranimin e policëve nga radhët e komuniteteve në veri.
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet sërish konkursi për pranimin e policëve në veri
-
Hapet konkursi për pranimin e policëve në veri
-
KQZ-ja zgjat afatin për aplikim të votuesve jashtë vendit për zgjedhjet në veri
-
4407 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë policë, 27 nga komuniteti serb
-
Hoxha: Konkursi për policë në veri ka përfunduar, ka aplikuar numër i mjaftueshëm