Arbëri

4407 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë policë, 27 nga komuniteti serb

Policia e Kosovës

4407 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë policë, prej tyre 27 nga komuniteti serb, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të martën.

Policia ka shpallur konkurs për zyrtarë policorë nga 6 korriku. Aplikimi zgjati 20 ditë, deri më 26 korrik.

Sipas përgjigjes së MPB-së për KOHËN, në konkurs aplikuan 4407 kandidatë.

“Konkursi i shpallur për zyrtarë policor ka qenë i hapur nga data 06.07.2023 deri me datën 26.07.2023. Në këte konkurs kanë aplikuar 4407 kandidatë, ku prej tyre 27 nga komuniteti serb. Policia e Kosovës pas identifkimit të nevojave për zyrtarë policor, shpall konkurse për plotësimin e tyre Per informimin tuaj Policia e Kosovës bën publike të gjitha informacionet rreth konkurseve përfshirë edhe fazat e testimit, kriteret etj në webfaqen e saj si dhe në faqen e saj zyrtare të Facebook”, thuhet në njoftim.